Bashkia e Tiranës ka bërë së fundmi një investim te 'Zogu i Zi' në kryeqytet pasi ka rikostruktuar rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të ndotura, i cili fillon nga “Rruga e Durrësit” dhe përfundon në qendër të Tiranës.

Punimet janë bërë gjatë natës, me qëllim për të shmangur trafikun e ditës që zakonisht ndodh në këto rrugë. Kjo ndërhyrje e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë.