KUKES- Ndonëse pak muaj më parë, në Maj të këtij viti liqeni i Fierzës u pastrua nga mbetjet e shumta urbane, sërish në sipërfaqe të tij pluskojnë mbeturina të llojeve të ndryshe. Në pamjet e fokusuara nga kamera e “A1 Report”, liqeni i Fierzës nuk i ka shpëtuar plotësisht ndotjes. Inerte, shishe plastike, qese, ambalazhe të ndryshme ushqimore lundrojnë mbi ujin e thellë të liqenit duke e kthyer atë në një imazh të shëmtuar për turistët e shumtë që udhëtojnë me anijet turistike drejt luginës së Shalës e deri në Koman.
Një pamje e tillë i zbeh bukurinë një natyre kaq mbresëlënëse për të gjithë ata që e shohin nga afër.
Pavarësisht se gjendja duket më e përmirësuar, aksioni i ndërmarrë më datë 9 maj për pastrimin e mbetjeve të ndryshme që kishin kthyer liqenin e Fierzës, në një moçal mbeturinash, nuk ishte zgjidhja përfundimtare për të.
Janë qytetarët ata të cilët duhet të mendojnë më së pari për mbrojtjen e liqenit të Fierzës nga ndotja.
Këtë pranverë liqeni i Fierzës përjetoi një katastrofë të vërtetë ekologjike. Rritja e nivelit të ujit mori me vete mbeturinat nga Kosova, duke dëmtuar kështu florën dhe faunën e këtij liqeni.
Gjendja alarmante në këtë liqen, pasqyruar muaj më parë nga “A1 Report”, nxiti banorët e zonës dhe pushtetin vendor të Kukësit, që të nisnin aksionin për pastrimin e liqenit.
Rreth 1000 forca, nxënës shkolle, punonjës të administratës, studente, ushtarë, ju bashkuan aksionit për pastrimin e liqenit nga mbeturinat. 30 varka u përdoren për mbledhjen e mbetjeve nga sipërfaqja e liqenit dhe nxjerrjen e tyre në breg, ndërsa me anë të 10 kamionëve u transportuan në vendgrumbullime të caktuara, pranë një kompanie ricikluese. Ndotja e lartë në liqen shkaktohet nga mbetjet që vijnë përmes ujërave të Drinit nga komunat e Prizrenit dhe Drenicës në Kosovë.
Fatmirësisht ndotjes i ka shpëtuar lugina e bukur e Shalës, e cila këtë vit është frekuentuar nga një numër i lartë turistësh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO