Paris SG do të jetë kampionia e Francës për sezonin 2019-2020. Pavarësisht se të martën kryeministri vendosi të ndërprerë të gjitha aktivitete sportive deri në fillim të shtatorit është marrë vendimi që klubi i Al-Khelaifi-t të shpallet kampion, raporton "L'Equipe".
Gjithsesi nuk është vendosur asgjë përsa i përket ekipeve që do të marrin pjesë në Kupat e Europës, ekipet që do të zbresin nga kategoria apo ato që do të ngjiten. Ky është titulli i tretë radhazi për Paris SG, ndërsa i nënti në historinë e klubit.