U ndëshkua me karton të kuq, Granit Xhaka e ka me arbitrin: Kurrë si ai, danezët josportivë

U ndëshkua me karton të kuq, Granit Xhaka e ka me arbitrin: Kurrë si ai, danezët josportivë

Granit Xhaka

Danimarka fitoi dje 2-0 në shtëpi kundër Zvicrës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve për këtë sezon. Helvetët u ndëshkuan me dy kartona të kuq, teksa Elvedi dhe Xhaka lanë ekipin me nëntë lojtarë.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka vijuar me polemikat pas ndeshjes, duke akuzuar arbitrin gjerman Siebert.

“Me kalimin e viteve unë kam ndryshuar dhe jam bërë më i qetë, por në një ndeshje si kjo e sotmja ku u vunë re shumë padrejtësi u bëra shumë emocional. Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme, por sot (dje) lojtarët e Danimarkës nuk kishin të bënin asgjë me këtë fjalë.

Në pjesën e parë u sollëm mjaft mirë pasi nxorrëm topin jashtë kur pamë se një lojtar i Danimarkës u dëmtua. Në pjesën e dytë rivalët nuk bënë të njëjtën gjë me ne kur na u dëmtua Breel. Në atë episod ne pësuam edhe gol dhe ajo që ndodhi e keni parë të gjithë nuk është nevoja të flas”, komentoi Xhaka.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris

Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris