Efektivët e Policisë i kanë ardhur në ndihmë gazetarit shqiptar Arian Asimi që punon në SHBA, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të mbuluar protestën e opozitës, të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë, Asimi është ndjerë keq nga gazi lotsjellës, i hedhur nga efektivët për të shpërndarë militantët e dhunshëm që po shkaktonin trazira.
Sheshi para Parlamentit u kthye në një ‘arenë lufte’ ku militantët e Berishës hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt policëve, ndërkohë që këta të fundit iu kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.
Pamje të gazetarit të lënduar gjatë protestës së Berishës
Lajmi kryesor:
Berisha protestë vetëm me militantë/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, 19 policë me djegie në spital, 20 protestues të shoqëruar! (VIDEO)









