'U ndjeva i huaj në familje!' Gjeniu i Matematikës dëshmon pas shuarjes së familjes në Itali! Nëna e quante 'Anjshtanji im', pse 17-vjeçari u bë vrasës (Detajet)

'U ndjeva i huaj në familje!' Gjeniu i Matematikës dëshmon pas shuarjes së familjes në Itali! Nëna e quante 'Anjshtanji im', pse 17-vjeçari u bë vrasës (Detajet)

Familja 'Mulino Bianco', viktimat; babai, nëna, vëllai dhe 17-vjeçari i dyshuar

Ekspertët italianë nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”, që të ndërmerrte krimin e trefishtë në familje, duke shkaktuar masakër të vërtetë dhe pothuajse shuarjen e saj (tashmë ai është i vetmi i mbijetuar).

Për psikologët kjo dinamikë kriminale ndodh shumë rrallë, kur faktorët psikologjoko-socialë kryqëzohen ekstremisht mes tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në masakrën ku djali i quajtur Ricardo, pas festës së ditëlindjes së babait 51-vjeçar Fabio C., (i quanin edhe "Familja Mulino Bianco"), biznesmen ndërtimi në zonë, e vrau atë me thikë dhe më tej nënën 49-vjeçare Daniela dhe vëllanë 12-vjeçar, Lorenzo.

Por dëshmia e të miturit ende nuk është detajuar për rrethanat dhe motivet, pasi ai ende nuk ka dhënë version të qartë për atë që ndodhi duke gdhirë e diela (1 Shtator), në zonën e Paderni Dugnano, në Monza, Milano.

Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin. Por rreth orëve të mbrëmjes së diel, Ricardo dha versionin e ri: “I vrava unë të gjithë”, tha talenti i Matematikës për hetuesit.

Shtëpia ku ndodhi krimi i trefishtë

Krimi i veshur nga misteri, nxënësi shembullor i kthyer në vrasës të familjes

“Nga dikush që arsimohet në shkencë, luan lojëra matematikore dhe ka një familje të tillë, si mund të presësh diçka të tillë?”, ishin reagimet e banorëve të zonës, shkruan “La Repubblica”.

Ata s’e shpjegojnë dot ngjarjen e rëndë në “Via Anzio”.

Misteri ndodhet ende brenda mendjes dhe trupit të nxënësit që për tre javë mbush 18 vjeç. Paraprakisht ekspertët e kanë një shpjegim sipas dinamikës. I pari është vrarë vëllai i vogël, Lorenzo 12-vjeçar, teksa flinte. Pra ndoshta edhe xhelozia për vëllanë e vogël mund të ketë ndikuar në një dinamikë sjelljesh të mëparshme.

Dhe më pas prindërit, nëna Daniela dhe babai Fabio, teksa hetuesit gjetën 51 qirinj të fikur nga festa e kthyer në mort e ditëlindjes.

Kryefamiljari njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, që zotëronte kompaninë VMF, të trashëguar nga familja e tij. Shumë nga shtëpitë e zonës me tulla dhe kopshte i kishte ndërtuar ai, ku në një prej tyre jetonte edhe vetë.

Familje e qetë dhe me aktivitete gazmore apo guida që mbushnin rrjetet sociale në profilet e viktimave.

“Ishin familje e bukur dhe e qetë, jemi të habitur”, shprehen fqinjët.

Cifti italian dhe banesa e krimit

Daniela punonte  në dyqanin e të brendshmeve dhe kostumeve në Cinisello Balsamo, aty pranë dhe e martuar me Fabion që nga viti 2012. Ajo ishte krenare për fëmijët e saj, madje 17-vjeçarin autor të masakrës e cilësonte “fëmija im Anjshtajn” në postimet në rrjetin social, duke hedhur edhe foto teksa luante në U-19, të një ekipi volejbolli në brendësi të Milanos.

Adoleshenti cilësohej talent në Matematikë, nëna e quante “Anjshtajn”

Të gjithë janë çuditur nga ajo që ndërmori 17-vjeçari apo faktorët psikikë që e nxitën në krimin makabër. Vetëm pak kohë më parë ai shihej para hyrjes së Bocconi, duke marrë pjesë në finalet kombëtare të lojërave të Matematikës.

"Ajnshtajni im", e thërriste e ëma, Daniela. Ai do të kthehej në shkollë në ditët në vijim, për vitin e fundit në shkollën e mesme shkencore Gadda. Thuhej se ishte fenomen me numra, por klasën e katërt e kishte lënë me borxh në matematikë.

Dëshmia e parë për shkaqet: U ndjeva i huaj, i shtypur...

Dhe i pyetur dje nga hetuesit nëse kjo mund të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e tij, ai vetëm tundi kokën, shkruan “La Repubblica”.

Por ka shtuar se:

“U ndjeva i huaj nga kjo familje. Si, nuk mund të thosha... mirë: i shtypur. Nuk mund t'ju them për sa kohë. Për një kohë. Dhe mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja edhe nga ky problem, kjo ndjenjë”!.

Kush fillimisht ia vë përgjegjësinë babait, pastaj pranon gabimet e tij. Dhe faktori psikologjik i lidhur me moshën e tij si adoleshent në rritje, duket se është shpjegimi më i mirë për atë që ndodhi.

Fotot në rrjetet sociale

Ende habia e të gjithëve.

“Ai ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, ai është një djalë i qetë, i zgjuar, në rregull. Ai luan sport. Personi i fundit që pret të bëjë dëm”, përshkruan një mik. Një djalë "i pastër".

Fabio C., dhe familja e tij gjatë pushimeve në Venecia

Në fotot në rrjetet sociale i përqafuar nga babai përballë sushit, nën ballkonin e Zhulietës në Verona, në një udhëtim në kryeqytetet e Evropës Lindore dhe në dëborë. Faqe për faqe me vëllain e tij Lorenzo, me të cilin së fundmi ndante edhe pasionin për notin, në breg të detit.

Askush nuk mund të shpjegojë. Kryetarja e bashkisë Anna Varisco, e cila shpalli zinë e qytetit për sot (2 Shtator), flet për «një familje normale si shumë të tjera të njohura në qytet”.

Askush nuk e shpjegon dot

“Ai shkoi në shkollë me vajzën time, shkuam me pushime bashkë, e pashë babanë (Fabion) një muaj më parë, ishte një familje fantastike, e lumtur. Është e pamundur, nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”, janë fjalët mosbesuese të Andreas, baba i një vajze në të njëjtën moshë me Riccardo, 17 vjeç.

Tani për tani atë që ndodhi vetëm psikologët e sprovuar mund ta shpjegojnë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kërkon lirinë e parakohshme, nis seanca në Gjykatën e Fierit ndaj ish-kryebashkiakut Fredi Beleri! Dy të parat dështuan, interes dhe nga media greke

Kërkon lirinë e parakohshme, nis seanca në Gjykatën e Fierit ndaj ish-kryebashkiakut Fredi Beleri! Dy të parat dështuan, interes dhe nga media greke