FIER - Një histori tronditëse vjen nga Roskoveci i Fierit, aty ku varfëria e tejskajshme detyroi kryefamiljarin të izolojë në banesë të afërmit e tij prej mëse dy muajsh, duke mos pranuar asnjë ndihmë e kontakt me persona të tjerë. Maksi i bashkëshortes 54-vjeçare Ndreka Kola dhe vajzës së saj 7 vjeç mori fund pas ndërhyrjes me forcë që policia bëri këtë të mërkurë duke shkatërruar derën e banesës e duke shoqëruar në polici kryefamiljarin Kozma Kola 56 vjeç.
Por çfarë e detyroi Kolën të marrë këtë vendim ekstrem duke ngujuar familjen e tij?
Familja Kola prej kohësh jeton në një varfëri ekstreme ndërkohë që të dy bashkëshortët kanë probleme shëndetësore. Energjia elektrike i ishte ndërprerë për shkak se nuk kishin të paguanin faturat, gruaja vuan prej plagëve pas heqjes së njërit gji nga kanceri i gjirit, ndërsa vogëlushja e tyre nuk shkon më në shkollë.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikike ai nuk lejonte pjesëtarët e familjes të dilnin nga shtëpia. Pas apelit të bërë nga Report TV për t’i ardhur në ndihmë të kësaj familje, institucionet vendore reaguan duke dërguar ndihma, por kryefamiljari refuzonte të hapë derën.
Për të zgjidhur këtë situatë ndërhyri edhe policia e rendit. Nxjerrja nga ngujimi i kësaj familje nuk ka qenë aq e lehtë për uniformat blu. Gjatë hyrjes në banesë, një prej efektivëve të policisë ka mbetur i lënduar pasi 56-vjeçari qëlloi me sëpatë derën e banesës duke thyer xhamat. Për pasojë ai është dëmtuar në sy dhe ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.
Sipas bashkëshortes së tij, Kozmait i ishin shfaqur probleme psikike duke qenë agresiv edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes.
" Sëmurë është perderisa bërtet, nervoz është", shprehet Ndreka Kola.
Ndreka Kola rrëfen për Report TV, vuajtjet e familjes së saj për shkak të varfërisë. Ajo vuan nga kanceri në gjit. Siç shprehet, shteti i ka ndërprerë prej tre vitesh edhe pensionin e invaliditetit, duke i pamundësuar asaj edhe blerjen e .
"Jam me kancer në gji kam hequr gjirin kam 5 vjet që kam hequr gjirin edhe jam në gjendje ekonomike të dobët. Ilaçet janë të shtrenjta nuk e përballoj dot prandaj i kërkoj ndihmë shtetit që të më lidhet kempi se nuk e përballoj dot me këtë gjendje ekonomike që jam ( përlotet ) burrin e kam të sëmurë vetë e sëmurë", tregon ajo.
Prej varfërisë të ulur këmbëkryq në këtë familje vuan edhe vajza e çiftit. Ndreka shprehet se është detyruar ta heqë nga shkolla të bijën pasi nuk ka mundësi për t’i blerë librat.
"Vajzën e kam lënë pa shkollë nga gjendja ekonomike, nuk kam lekë ta ndjek vajzën se do libra fletore nuk kam lekë t ja blej as libra as fletore."
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO