Dua Lipa ka reaguar pasi fotot e saj me komedianin e njohur Trevor Noah bëri xhiron e botës. Pas gjithë aludimeve se Dua ishte në një lidhje me Noah, këngëtarja e famshme botërore ka thyer heshtjen.
Dua ka deklaruar se nuk është në një lidhje dashurie për momentin. Në një intervistë për Për iHeart Radio ajo tha se nuk ka qenë në një romancë për një kohë të gjatë.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam pakëz egoiste.”-tha këngëtarja me famë botërore.
“Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson”, shtoi ajo. “Unë mendoj se është gjëja e Luanit – kjo bën një ndryshim të madh.”, tha ajo duke iu referuar shenjës së saj të horoskopit.
Dua ka disa muaj që i ka dhënë fund lidhjes me Anëar Hadid, vëllain e motrave Gigi dhe Bella Hadid.