Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe 8 ish-zyrtarëve të tjerë të policisë të denoncuar nga Ministria e Brendshme për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin e reklamave. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit u padit në Prokurori disa muaj më parë për një tender me vlerën e 3.1 milionë dollarë. Fondin për reklamat e mori një kompani pranë qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Prokuroria rrëzoi padinë me pretendimin se pas hetimeve nuk janë gjetur shkelje të kryera nga Hysni Burgaj në kohën kur mbante postin e lartë të drejtorit të Policisë së Shtetit.
 
Paratë e shtetit në një shumë të konsiderueshme në shumën e 3.1 mln USD janë përdorur për spote televizive mbi fushatën për liberalizimin e vizave dhe pjesa më e madhe e kësaj shumë financiare ka kaluar në xhepat e një kompanie e cila ishte pranë ish-Qeverisë Berisha.
 
Kallëzimi penal për ish-funksionarin e lartë të policisë është bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Padija shoqërohej me një material voluminoz me tregues ekonomik e financiar, që lidhen me pagesat e disa reklamave televizive për policinë e shtetit, procedura ku zoti Burgaj mendohet se ka shkelur barazinë në garën e konkurrentëve televizivë.
 
Prokuroria sqaron se nuk janë gjendur shkelje dhe në këto rrethane ka pushuar çështja nga Burgajt.
 
Një tjetër padi ndaj Burgajt gjendet aktualisht në Prokurori. Ai është kallëzuar korrik, Burgaj është kallëzuar penalisht së bashku me ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit Agron Kulicaj, lidhur me demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011, ku humbën jetën katër persona. Edhe për këtë padi, Burgaj akuzohet për shpërdorim detyre, se nuk ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë e cila kishte firmosur për arrestimin e pesë gardisteve si të dyshuar për qëllimin me plumba mbi protestuesit dhe vrasjen e katër prej tyre.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)