Një nga personazhet më të njohur të botës së krimit Marklen Haka u arrestua nga një aksion i forcave RENEA ditën e sotme, ndërsa po mbahej nën vëzhgim që nga 2 shtatori .
Ai mbërriti në policinë e Tiranës zbathur, pasi në momentin që ndërhyri RENEA për ta arrestuar tentoi të largohej. Por teksa futej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është përballur me kryepolicin, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.
Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, dhe ndër fjalët që i thotë dëgjohet teksa e ofendon 'Maskarenj!' Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.
Lajmi kryesor: