U përfol se dha dorëheqjenpas kërcënimeve, trajneri i Vllaznisë: Ja pse ika në Angli

Agim Canaj, trajneri i ekipit të Vllaznisë, është rikthyer të stërvisë skuadrën pak ditë pas largimit të befasishëm drejt Anglisë. Canaj e la ekipin në një moment delikat kur në Shkodër u përfol për kërcënime e shantazhe, të cilat synonin të ndërhynin në formacion që hidhej në fushë. Aludimet lanë të kuptohej se trajneri i ri kishte dhënë dorëheqjen, por në prononcimin pas rikthimit të stërvitje Canaj kishte këtë arsye për largimin:

“Problemi kryesor për mua ishte diplomimi i vajzës sime në Angli. Unë e kisha parashikuar me kohë këtë udhëtim dhe fati që ishim pushim këtë javë ishte diçka edhe më pozitive. Unë kam marrë leje që para se të luhej ndeshja me Besëlidhjen.”

Gjithsesi Canaj nuk e mohoj se në skuadër ka patur presione për të ndikuar në formacion, por ai u shpreh se kjo është diçka e zakonshme që do të marrë zgjidhje.

“Kam qenë në kontakt me të gjithë drejtuesit dhe ato gjëra që u vërejtën të them të drejtën që për 12 ditë asnjë trajner nuk mund t’i zgjidhë. Por, unë e kam gjykuar me qetësi çdo lloj problemi ose problematikat individuale të çdo lojtari. Unë problematikën e një viti nuk mund ta zgjidhja me një javë.”

Vllaznia aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë, ku këtë fundjavë do të përballet me Erzenin e vendit të dytë që ka një diferendcë prej 12 pikësh.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë