U përjashtuan me 10 ditë, Hoti e Vokshi thërret Byronë e Kuvendit! Mbledhja dështon se s'kishte kuorum

Tirane- Deputetët e Rithemelimit Elda Hoti dhe Albana Vokshi ankimuan masën ndëshkuese për pezullimin me 10 dite nga punimet e kuvendit. Përmes një shkrese të drejtuar kryeparlamentares Nikolla dhe Byrosë së Kuvendit ato e cilësuan vendimin të paligjshëm dhe kërkojnë revokimin e tij. 

Mbledhja e byrosë së Kuvendit e parashikuar të mbahej sot rreth orës 13:00 u shty pasi nuk ishte plotësuar kuorumi. Munguan deputetë të Partisë Socialiste por edhe deputeti opozitar, Agron Gjekmarkaj.

Në një konferencë për median pas dështimit të mbledhjes Albana Vokshi dhe Elda Hoti e konsideruan nul vendimin e sekretariatit të Etikës dhe se nesër do të marrin pjesë në seancën plenare.

“Një mesazh kam për Ramën dhe Nikollën dhe deputetët e mazhorancës, nuk do ia dilni dot. Edhe një deputet të mbetet në Kuvend, ju sigurojmë që nuk do të ketë jetë normale parlamentare. Vendimi është nul, nesër unë dhe kolegia do të jemi në seancë plenare”, tha Vokshi.

Deputetet Hoti dhe Vokshi u përjashtuan me 10 ditë nga zhvillimet parlamentare për kaosin e krijuar   në seancën parlamentare të 15 shkurtit  kur Shqipërinë e vizitonte sekretari amerikan i shtetit, Blinken. Dy deputetet bllokuan foltoren e Kuvendit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja