Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të Vasil Gjikës.
Burimet thanë se auditimi ka për objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike që solli dëme të konsiderueshme materiale për banorët e Bunecit në Lukovë. Sipas burimeve, KLSH-ja ka si objekt të kontrollit kompaninë “Energo-Sas” që adminitron këtë strukturë hidrike si dhe institucionet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë funksionimin e HEC-it.
Hidrocentrali i Sasajt në Bunec është në pronësi të ish-deputetit të PD-së dhe biznesmenit të energjetikës Vasil Gjika dhe është ndërtuar 15 vite më parë. Nga të dhënat në Qendren Kombëtare të Biznesit shihet se kompania në fillim ka pasur dy aksionerë por në prill të 2024-ës, Gjika bleu të gjitha aksionet dhe tashmë “Energy-Sas” është 100 për qind në pronësi të tij.
Sa i përket incidentit të rëndë në basenin e hidrocentralit nuk ka asnjë reagim nga kompania. Ndërsa nga institucinet ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila tha se “është shembur muri i ujëmbledhësit, i cili kishte një sasi prej 15.000 metra kub ujë".
Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ 'Kujt s’ja gjetën vlonjatët', dhurata që surprizoi Ramën sot në Vlorë... një buf kënete
23 Mars, 14:58
-
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
23 Mars, 14:22
-
Takimi i Ramës me 100 të rinj demokratë, FRPD: Nuk na njollosin disa individë që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me 'bandën' tënde
23 Mars, 12:34
-
'Bëni hile, fund informalitetit në turizëm në 2026'! Rama 'dush të ftohtë' operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni inspektorët te dera! Ja plani (VIDEO)
23 Mars, 10:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takon kandidatët në Vlorë: Bashkinë në vend ta mbështesin i vunë stërkëmbësha! Kritika deputetëve: PS s'duhet të jetë e 'dyerve të mbyllura'
23 Mars, 09:13
-
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
23 Mars, 07:52
-
VIDEO/ 'Deti fle, po Vlora jo', Rama takon 100 të rinj të FRPD: Jam 'peng' i rinisë demokratike, i një grupi 'terrorist'
23 Mars, 07:38
-
Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik
22 Mars, 22:20
-
Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen
22 Mars, 18:37
-
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit të linjës 'Vlorë - Brindisi – Vlorë' në datat 23 dhe 24 mars
22 Mars, 16:18
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
Po e ka siguruar gjysma e te keqes. Po nuo e ka siguruar. Do paguaj nje me nje cdo dem. Shteti me veprimet e tij do tregoj se me ke eshte ne kete ngjarje. Te presim e te shohim Mos harroni se tani nuk harrojne me njerezit kollaj. Se u ka vajtur ne palce.
PërgjigjuAi eshte nje maskara qe ka shpetuar pa u lagur deri tani, po i ka futur duart ne shume pislleqe. Ka Zot t'ia ktheje pergjigjen, uroj t'i kete ardhur radha.
PërgjigjuPo dora e sherbimeve sekrete greke?
PërgjigjuBasil Gjoja? Ai parametri? Difenderti i ish sekretaret te dyte te Pomitetit te Partise te rrethim te Permetit? PO cdo ne Homer e ky ,mo?Si i the Saliu per zbriten shpallet e pallatit:- Vaasilll,ku me prurje,Vasiiil.
PërgjigjuMerjani hidrocentralin e konfiskojani kti maskarai tē partis antishqiptare partia wc pd.
Përgjigju