Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur daljeve të qendrës së Brescia-s dhe Brescia-s perëndimore. Makina është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, pasi ky i fundit kishte ulur shpejtësinë.
Nga përplasja ka humbur jetën 42-vjeçari me origjinë shqiptare, që drejtonte makinën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërkohë që policia po heton rreth ngjarjes.