U përplas nga kamioni në rrugën Milot-Rrëshen, 50-vjeçarja nuk i mbijeton plagëve të marra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës

U përplas nga kamioni në rrugën Milot-Rrëshen, 50-vjeçarja nuk i mbijeton plagëve të marra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Foto ilustruese

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës, por shkak të plagëve që kishte marrë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Milot-Rrëshen,  në afërsi të një karburanti ku 50-vjeçarja e identifikuar si Delina Cera, banuese në Milot, u përplas nga një kamion, me drejtues 39-vjeçarin me inicialet S.L., banues në Kamëz.

Cera u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)