GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kretë, si pasojë e një aksidenti. Sipas raportimit të medieve lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania. Viktima është një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa ishte duke drejtuar një motor, është përplasur me një automjet.
Përplasja rezultoi fatale për 48-vjeçarin, i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejtë, që mbërritën në vendngjarje. Mediet vendase raportojnë se shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania.