U përplas nga një makinë në rrugën Korçë-Devoll, humb jetën këmbësori 50-vjeçar(VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku mbeti pa shenja jete një 50-vjeçar, pasi u përplas nga një automjet në rrugën nacionale Korçë-Devoll.  Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Progit”.

A. K., duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit