Policia dyshon se shpejtësia e lartë të ketë qenë shkak i aksidentit që i mori jetën dy 24-vjeçarëve, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, pasi u përplasën me shkallët e një shtëpie në hyrje të Peqinit, teksa udhëtonin me makinë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista hetimore që 2 të rinjtë të kenë humbur kontrollin e automjetit sepse mund të kenë qenë të dehur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 gushtit 2025. 24-vjeçari Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.