Shkojnë drejt radhës e Kakavijës me 21 kg drogë në bagazh, kapet në postbllok nga policia! 2 në pranga, 1 në kërkim

KAKAVIJË- Policia ka dhënë detajet e operacionit të zhvilluar dje ku në pikën kufitare të Kakavijës u sekuestrua një sasi droge dhe u arrestuan dy persona, të cilët po tentonin të përfitonin nga situata e krijuar në kufi, për të kaluar në shtetin fqinj lëndën narkotike. Makina ishte nisur drejt Kakavijës, por ajo u ndal nga postoblloku i policisë i krijuar me qëllim ndalimin e makinave të reja për t'u futur në radhën kilomentrike. 

Konkretisht u arrestuan K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë. 22-vjeçari K.M ishte shoferi i mjetit i cili kishte brenda dy çanta me 21 kilogramë kanabis sativa,  si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K, gjithashtu i arrestuar. Sakaq u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen