‘U përpoq të më vriste me bar miu’, modelja e njohur akuzon Presidentin Putin

‘U përpoq të më vriste me bar miu’, modelja e njohur akuzon Presidentin Putin

Modelja Ana Shapuri dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë është vënë sërish në qendër të mediave për shkak të një sulmi që i ndodhi një çifti. Bëhet fjalë për modelen Ana Shapiro dhe bashkëshortin e saj Alex King, të cilët akuzojnë Vladimir Putin-in se ka tentuar t’i vrasë me helm miu. “The Sun” shkruan se sipas modeles Putin ka qenë ai që ka urdhëruar t’i vrasë në në Salisbury të Anglisë.

Modelja Ana Shapuri dhe bashkëshorti i saj Alex King në restoranti ku u helmuan 

“U sëmurëm pasi darkuan në një restorant ditën e dielë. Burri im shkoi në tualet dhe kur pashë se po vonohej u bëra merak. Shkova dhe e gjeta duke nxjerrë shkumë nga goja. Unë isha në shënjestër nga kolegët e Putinit. Ata më duan të vdekur, sepse unë e kundërshtoj Putinin dhe ia kam kthyer shpinën në vendin tim. Rusia është e aftë të bëjë gjithçka,”- është shprehur Ana për mediat lokale.

Autoritetet mendojnë se çifti mund të ketë qenë objektiv i një sulmi me bar miu. Kujtojmë se Putin u akuzua edhe për sulmin e ndodhur në muajin mars ku dy persona u sulmuan me lëndë kimike në Skripals.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë