Rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në pikën kufitare të Kakavijës, Behar Tafa. Ai u pezullua nga detyra pak ditë më parë nga AMP me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës, pas dyshimeve për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Mësohet se sot gjykata e Faktit në Gjirokastër hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht edhe rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.
Pak ditë më parë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e gjykatës së rrethit në Gjirokastër, që vendosi pezullimin nga detyra të 9 efektivëve të drejtorisë së Policisë së këtij rrethi.
Bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Migracionit në policinë e Gjirokastrës kryekomisar Florian Mustafajn, shefin e sektorit të hetimit Komisar Rami Ruçi, specialistët Ediat Kanina e Benard Kermaj me gradën nënkomisar. Po ashtu, u pezulluan edhe 4 inspektorë, me detyrë trup shërbimi në Policinë e Gjirokastrës.
Ata dyshohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë nga vendet e treta, nga qarku Gjirokastër në Delvinë, e duke i lënë më pas të lirë në shkelje të ligjit.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.
Komente


Ka zot qe nje oficer policie si Behari, se ben dot pis, legenat e fush bardhes,koha qe katunaria te drejtoj policine duhet te marr fund, katunaria ne polici atdheu ne rrezik.
PërgjigjuVetëm oficer policie nuk ka qenë ndonjëherë zotëria, përkthyes anglishteje mbase po....