Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët para se të merrte drejtimin e policisë në këtë qark.
Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.
Me motivacionin e një performance të dobët në përmbushjen e detyrave, kryepolici Hita, pezulloi drejtorin e policisë në Durrës, Afrim Tafa, zv/drejtorin për rendin dhe sigurinë, Zija Sula, dhe shefin e policisë rrugore në qytetin bregdetar, Kreshnik Skëndo. Drejtor i policisë së Durrësit, u komandua Ervin Hodaj.
Ngjarja e rëndë i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur një tjetër, duke ngritur shqetësime të forta mbi reagimin dhe veprimet e strukturave policore pas denoncimeve të banorëve të zonës.
Aksidenti tragjik qw i mori jetwn Enea Muçajt, 12 vjeç dhe Klersi Nikollit, 10 vjeç, ndodhi rreth orës 14:10 të së dielës në lagjen nr.15 të Durrësit, në zonën e njohur si ish-Këneta. Autor është gomisti 57-vjeçar Nikoll Radaçi, i cili u arrestua nga policia dhe pranoi se kishte konsumuar alkool.
Komente











cfare komedie, e qarkullojne qe te qarkullojne dhe ate qe do vene deri ne tragjedine e radhes. Pra tragjikomedi ku cmimin e paguajne femijet dhe njerezit qe vdesin.
Përgjigju