U pickua nga merimanga ‘violinë’, humb jetën 23-vjeçari në Itali
Merimangë violinë dhe viktima Giuseppe Russo
Itali-Një djalë 23-vjeçar nga Italia ka ndërruar jetë në spitalin e Barit pas pickimit nga një merimangë violinë.
I riu, Giuseppe Russo, ishte pickuar nga insekti më 13 korrik në Collepasso (Lecce), teksa po pastronte në fshat. Fillimisht Russo mendoi se ishte pickuar në këmbë nga një mushkonjë ndaj dhe nuk i kushtoi rëndësi. Por me kalimin e ditëve, vendi i pickimit filloi të enjtej dhe kishte dhimbje të forta.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai shkoi në spital dhe u shtrua fillimisht në Tricase, e më pas në Lece. Por teksa orët kalonin djali u përkeqësua më shumë dhe u transferua mbrëmjen e 16 gushtit në poliklinikën e Barit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga shoku septik (që shkaktohet nga prania e një bakteri) dhe dëmtimi i shumëfishtë i organeve.
'Merimanga violinë' njihet si një nga merimangat më helmuese dhe është e pranishme në Itali. Kjo lloj merimange ka një ngjyrë të verdhë e kafe dhe një njollë në formë violine në pjesën e pasme, nga dhe ka marrë emrin.
Për shkak të ngjyrës që ka, nuk bie shumë në sy. Zakonisht nuk është agresive por nëse ndihet e kërcënuar, mbrohet duke pickuar, raporton TG.com.
Pickimi nga kjo merimangë është përgjithësisht pa dhimbje dhe mund të mos vihet re menjëherë. Simptomat shfaqen 24-48 orë dhe kanë dhimbje, djegie, enjtje dhe kruarje.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39