Atentati në Dobraç/ Flet për Report Tv xhaxhai i policit të plagosur: Nuk e njohim autorin, nuk jemi në gjak! Mentori në gjendje të stabilizuar

Nazmi Hasanaj, xhaxhai i policit të plagosur në një atentat në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, në një lidhje Skype për Report Tv bëri të ditur se ngjarja nuk ka lidhje me gjakmarrjen, por që nuk i di arsyet e sulmit me armë të 19 vjeçarit, Ilirjan Hasanaj. Nazmiu tha se këtë çështje duhet ta zgjidhë drejtësia dhe se autori Ilirjan Hasanaj nuk ka asnjë lidhje me fisin e tyre.

Xhaxhai Nazmi Hasanj tha se familja por dhe fisi i tyre nuk ka asnjë konflikt dhe sulmi ime armë i bërë Mentorit që ndodhej në makinë së bashku me bashkëshorten dhe të atin, nuk dihet pse ka ndodhur, ndërsa apelon që drejtësia të zbardh këtë ngjarje të rëndë. Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Mentorit, xhaxhai u shpreh se aktualisht është e stabilizuar.

"Gjendja është e stabilizuar sipas mjekëve,  ne jemi shokuar nga ngjarja, nuk e kemi pritur dhe nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd, jo vetëm si familje por edhe si fis. Në kemi një mbiemër por në Malësinë e Madhe janë 3 fise me të njëjtin mbiemër  dhe as nuk e njohim dhe as nuk kemi asnjë lidhje me autorin. Mentori është marrë sot në pyetje nga inspektorët e policisë po ne realisht nuk dimë gjë. Këto do i sqarojë policia dhe drejtësia që është kompetente për atë punë, ne nuk kemi asnjë argument dhe asnjë fakt që Mentori të ketë pasur probleme me të riun. Nuk kemi pasur asnjë komunikim pasi as nuk e di i kujt është dhe as ku rri. Nuk ka lidhje me gjakmarrjen pasi nuk kemi pasur probleme të tilla.", tha Nazmiu.

Mentor Hasanaj, 39 vjeç, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rreziku për jetën. Ndaj tij u bë atentat një ditë më parë rreth orës në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”. I plagosur mbeti dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Në makinë së bashku me ta ishte edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht shpëtoi mrekullisht. Si autor i ngjarjes u identifikua 19-vjeçari , Ilirjan Hasanaj, i icli është në kërkim. Ai është djali i ish- policit, Arben Hasanaj.

Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti edhe motorin pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera. Motor u gjet në vendin e quajtur Livadhe, mes parcelave me pemë, pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025