Bujar Çela deputeti i Lushnjes i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 mars 2024 i është kthyer aktivitetit të tij politik.
Ai ishte I pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS-së.
Nga shpërthimi i 1 marsit 2024, humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Prokuroria e Fierit ngriti pretendimet për elementë të veprës penale për 3 akuza ndaj ligjvënësit socialist si ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia. Nga hetimet e eritanishme shpërthimi erdhi nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin viktimat babë e bir Roland dhe Elidon Hoxhës, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.
Lajmi kryesor:
Çuçi mbledh grupin e PS, i pranishëm dhe Bujar Çela! Kërkon prezencë të deputetëve në seancat plenare
S.G/Shqiptarja.com
Komente

