Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku, pritet të dalë këtë të hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit në flagrancë duke marrë ryshfet. 

Report Tv mëson se organi i akuzës do të kërkojë masën “Arrest në Burg” për Markun, me argumentin se ai paraqet rrezikshmëri si për të penguar hetimet ashtu edhe për kryerjen e ndonjë krimi tjetër.

Në kërkesën e prokurorisë zbardhur nga Report Tv, thuhet se masat më të buta të aplikuara në raste të tjera nuk kanë dhënë reflektim pozitiv tek të akuzuarit. ese “masat 

“Korrupsioni është një krim i rëndë dhe kohët e fundit është mjaft i përhapur tek bluzat e bardha”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua dy ditë më parë pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.