'U prefsh në paqe miku ynë...', përcillet për në banesën e fundit infermieri Siri Runaj, kolegët prekin me dedikimin e tyre

'U prefsh në paqe miku ynë...', përcillet për në banesën e fundit infermieri Siri Runaj, kolegët prekin me dedikimin e tyre

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit infermieri, njëherazi këngëtari i Polifonisë, Siri Runaj. Në ceremoninë e varrimit të tij përveç familjarëve dhe të afërmve kanë qenë edhe kolegë të shumtë nga spitali i Fierit.

Runaj , u nda para kohe nga jeta  në një ngjarje tragjike duke rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i një apartamenti te lagjia Konferenca e Pezës ku ai banonte. Kryqi Kuq Shqiptar Dega fier ka  shkruajtur edhe një dedikim  kolegut të tyre për shumë vite në Kryqin e Kuq Dega Fierit.

Dedikimi i plotë i kolegëve:

"Miku dhe kolegu ynë SIRI RUNAJ,Kryetar i Degës së Kryqit të Kuq Fier dhe për tetë vjet edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të KKSH.

Siriu ka kontribuar për gati njëzet vjet pranë Degës KK Fier si anëtar dhe vullnetar aktiv, por edhe si instruktor i Ndihmës së Parë. Siriu karakterizohej nga vlera të larta njerëzore, si humanizmi e dashuria për njerëzit në nevojë, korrektësia , ndershmëria, komunikimi dhe thjeshtësia. Familja humbi njeriun e saj të dashur,ne miqtë një koleg, të sinqertë e të respektuar nga të gjithë.

U prefsh në paqe miku ynë Siri!"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë