Vrasja e Jetlira Elezit në Elbasan nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici ka shokuar të afërmit dhe familjarët e viktimës. Nënë e dy fëmijëve, ngjarja po përjetohet keq nga edhe nga vëllai i Jetlirës, Sokol Elezi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i riu betohet se do të marrë hakun e motrës së tij.

‘U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote… Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop q*m do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…'- shkruan Elezi.

Më tej Elezi që shfaqet i tronditur nga ajo çfarë i ka ndodhur, e kërcenon autorin se do të hakmerret së pari duke i shkaktuar të njëjtën dhimbje që vjen nga vdekja e një motre.

'Skam ca hum un mor tq*fsha ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti Ropt do ju q* qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men!’- shkruan ai.

Postimi i Sokol Elezit

Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara. Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja. Ramis Mici është ende në kërkim nga policia.  

 

Autori Ramis Mici, viktima Jetlira Elezi dhe i vëllai Sokol Elezi