TIRANE-Policia ka arrestuar 2 hajdutë, ish-të dënuar më parë, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e lindjes.

Ronaldo Mehmeti 20 vjeç banues në fshatin Moravë dhe Ergin Brami 25 vjeç nga Vlora në datë 2 gusht i ndihmuan 4 emigrantët që të kalonin kufirin nga Greqia dhe më pas i morën me makinë duke u  premtuar se do t'i transportonin drejt Tiranës.

Por në afërsi të fshatit Drenovë dy të rinjtë u kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe goditën me thikë njërin prej tyre i cili u dërgua në spital.