S. Sh, nëna e tre fëmijëveqë shpesh herë prezantohej me emër të rremë, arrinte të vidhte rroba të ndryshme në dyqanet e një qëndre tregtare në kryeqytet, duke u hequr alarmet me gërshërët, që mbante në çantë.
Këto alarme shpesh herë ajo i linte në dhomat e provës. Shyti ka e ka kryer disa herë këtë veprim, por hera e fundit ka qenë në 21 shkurt 2016 ku ka shkuar në Qendrën Tregtare TEG së bashku me vajzën e saj të quajtur Xhesika. Pasi ka hyrë në dyqanin “LC Waikiki” ka marrë disa rroba për t’i provuar, konkretisht një palë atlete, fund, fustan dhe bluzë duke hyrë në dhomën e provave dhe me anë të disa gërshërëve që kishte me vete, ajo iu ka hedhur etiketat dhe është larguar nga aty.
Më pas ajo ka shkuar tek dyqani “De Facto” dhe ka marrë edhe aty disa rroba një xhup të zi nga jashtë, një triko pambuku dhe një palë këpucë. Në këtë kohë ka rënë alarmi në dhomën e provës dhe punonjësit e stafit e kanë ndaluar atë dhe i kanë kontrolluar produktet që ajo i kishte pa alarmet. Ato i kanë gjetur alarmet në dhomën e provave ku janë gjetur edhe gërshërët.
Ajo ka patur në çantë edhe produkte të dyqanit “LC Waikiki” për të cilat ajo nuk kishte faturë. Aty kanë shkuar menaxherët e dyqanëve dhe e pandehura më pas ka bërë pagesat e tyre, konkretisht ajo ka paguar shumën e 7560 lekëve tek dyqani LC Waikiki dhe shumën e parave prej 7 970 lekësh tek dyqani “De Facto”.
Në lidhje me ngjarjen kanë dhënë deklarimet menaxherët e dyqaneve shtetasit Erjol Hasa dhe Epir Saqe, si dhe i janë sekuestruar të pandehurës rrobat e vjedhura si dhe gërshërët.
Ajo ka dhënë fillimisht gjeneralitete të rreme dhe më pas ka treguar gjeneralitetet e sakta, duke pranuar faktin e ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje Sanije Shyti është dënuar nga gjykata e Tiranës me 4 muaj burgim, por edhe ky dënim është pezulluar duke kaluar 18 muaj me kusht.
/Shqiptarja.com