U proceduan për bllokimin e Zogut të Zi, flasin Robert Aliaj e Edmond Tupe: Duhet dialog, s’na ndalin dot, jemi me studentët

Pas procedimit penal nga Policia e Tiranës për bllokimin e rrethrrotullimit tek Zogu i Zi ditën e djeshme, artisti Robert Aliaj dhe pedagogu Edmond Tupe, flasin për Report Tv.  Aliaj thotë se e sheh këtë procedim si një vendim që po i bëhet për shkak të këngës së tij, “Ah ku më hodhi Zoti”. Përpos kësaj shton se do të vazhdojë që t’i mbështesë studentët, sepse i konsideron shpresën e fundit në këtë vend. Ndërsa, u bën thirrje që të ulen për dialog edhe me kryeministrinë Edi Rama.

Reagimi i Robert Aliajt për Report Tv

Besoj, se edhe për atë po procedohem. Kënga ime, “Ah ku më hodhi Zoti” është përgjigjja ime. Nuk më ndalojnë dot ata. Lëvizja ime nuk është lëvizja politike. Është dashuri edhe respekt për atë që unë e quaj e ardhmja, shpresa e fundit e kësaj që po ndodh këtu. Unë besoj tek çdo gjë që besojnë dhe sjellin të rinjtë. Besoj në frymën e re, edhe mentalitetin e ri që sjellin të rinjtë. U sugjeroj mbi të gjitha solidaritet, qetësi edhe ta pranojnë mendimin e njëri-tjetrit. Edhe dialog. Me dialog unë nënkuptoj që të gjitha format e dialogut për të arritur një qëllim pozitiv. Edhe me qeverinë le të kërkojnë dialog. Të jenë të qartë edhe të kërkojnë gjërat që duhen. Aman, vendosmëri për t’i arritur. Kur them dialog, nuk them që të lëshojnë pe. Por them dialog, që të tregojnë qytetari edhe kulturë, që ne jemi gjeneratë edhe e dialogut, sepse nuk bëhen gjërat pa dialog. 

Ndërsa profesori Edmond Tupe, ka thënë se nuk është organizator i protestës, por mbështetës i saj. Procedimin nga Policia thotë se e sheh si një gjest qesharak.

Reagimi i Edmond Tupes për Report Tv

Së pari, unë nuk jam organizator. Organizatorët e kësaj lëvizje të fuqishme janë vetë studentët. Unë nuk jam student. E kanë marrë ata në dorë, edhe me të drejtë. Unë kam qenë edhe do të jem një nga mbështetësit e lëvizjes së tyre. Përveç kësaj, do të thosha që kjo është çudi e madhe për mua, sepse unë s’kam penguar aspak qarkullimin e automjeteve. Unë isha bashkë me studentët e tjerë, tek Zogu i Zi, siç kam qenë çdo ditë tek rruga e Durrësit (para MAS) ku edhe aty “u pengua” qarkullimi. Kështu që, normalisht duhet që të procedohen 5 mijë vetë, disa mijëra studentë që morën pjesë në Tiranë, edhe disa mijëra të tjerë nëpër rrethe. Kjo është qesharake. Është vërtet qesharake.

Megjithatë duhet që ta falënderoj, organet kompetente që më kanë proceduar. Sigurisht që ata kanë marrë një urdhër nga kryeministri apo nga kanalet kryeministrore, sepse ata po bëjnë çmos për të më bëjnë hero me zorrë. Unë s’dua që të bëhem hero. Duan që të më bëjnë hero, mua edhe Robert Alinë. Përse? Sepse kemi mbështetur studentët, kjo është një mënyrë shumë e padrejtë për të frikësuar njerëzit, studentët. Shpirtërisht edhe fizikisht jam me studentët.  Të tetë pikat duhet që të pranohen nga qeveria edhe studentët të marrin vlerësimin që meritojnë.

Ata humbasin disa ditë apo disa javë për të fituar shumë gjëra. Me studentët kudo në botë kanë filluar lëvizjen e mëdha. I përgëzoj edhe i inkurajoj me gjithë mbështetjen time morale edhe fizike që ta vazhdojnë lëvizjen e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 12/12/2018 14:55

    Ik o Berta hiq maniqyrin se me dukesh si ato kurvat me 200 mij kilometra apo i ke ndru.

    Përgjigju
  • Koli: 12/12/2018 14:28

    Tupja me fjalorin e famshem qe e beri te njohur dhe Alia me batutat dhe shakate palidhje jane intelektualet qe perfaqesojne PD?! Ata kane nje lidhje te vetme me njeri tjetrin percmimin qe i bejne ketij populli ne nje menyre apo nje tjeter si shprehje e mllefit qe kane per kete vend kete popull dhe kete atdhe. Nuk jane gje tjeter vecse vegla te propagandes antivlere dhe antishqiptare.

    Përgjigju
  • Shqiperia: 12/12/2018 14:07

    Ps e vjerdhur ska me vota per ty mbarove

    Përgjigju
    • Shqiperia: 12/12/2018 18:31

      Bravo Ps me pjekurin dhe llogjiken e ftohte do ti hedhesh perfundimisht poshte pd lsi

  • Tironci: 12/12/2018 14:00

    Po te drejtohem ty or plak profesor Matuf Shko shiko hallet e tua familjare o Tupe Koha jote ka mbaruar Ti nuk je me per tu degjuar Se po te kishe pak mend qe te ka ngel Duhet tu thonje Studenteve te Dialogonin me Qeverine per problemet e tyre se pa dialig Qeveri Studend nuk zgjidhen problemet me ULTIMATUME ky eshte thelbi Demokracise e more vesh o Xiber Tirone

    Përgjigju
  • Roza: 12/12/2018 13:23

    Te nderuar zoterinj, nuk ju ka fare hije qe te bllokoni rruget e qytetareve me force ne vend te shkoni per dialog. Cfare mikropi ju kane futur. Edhe kur ju kerkohet dialog dilni rrugeve si sharlatane. Pse keni frike nga dialogu? Jeni intelektual dhe jo rrugac tibjerkoni zgjidhjet rrugeve. Turp

    Përgjigju
  • H.Osmani: 12/12/2018 12:44

    Prfesor Tupja...Perse nuk uleni per dialog por bllokoni rruget, duke manifestuar akte antidemokratike, mbasi rruget jane publike, edhe per te semuret dhe nevojtaret. Ju jeni intelektual me shume vlera, dhe vertete çuditem si ke rene ne keto leqe te politikes ....

    Përgjigju
  • Daku: 12/12/2018 12:06

    Epo po e fshive bythen me gjethe fiku kjo te gjen! Tani do jene me precedent te meparshem penal per gjithe jeten. Me turp nuk ka dhe te na dalin keta lyra ne TV tani dhe te na japin dhe mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja