Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! 42 vjeçari nga Lushnja u vra në sy të partneres në restorant me 5 plumba! Pista kryesore hakmarrje për trafik droge

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se D. Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. 

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas medieve të huaja, shqiptari është vrarë në restorantin 'The Orange Tree' në El Albir, teksa po hante me partneren e tij

Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve lidhur me trafikun e drogës, pasi viktima ishte një emër i njohur për policinë, sepse po hetohej.

Personat të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte mbuluar fytyrën me një kapuç. Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t'iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk arriti t'i mbijetojë dot plagëve të marra. Mediet spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, po hetohej për drogë! Pista kryesore është hakmarrje për prishje pazaresh

1608473469_370644389072329imagea21608455234348.jpg

Detaje të tjera zbardhen nga vrasja e D. Bregut 42 vjeç nga Lushnja në Spanjë teksa ishte në një restorant me të dashurën.

Viktima është një emër i njohur për policinë dhe vrasja e tij dyshohet të jetë kryer në shenjë hakmarrje lidhur me pazaret e drogës. Ai ishte nën hetom për trafik droge.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja