
Të enjten mbrëma një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici menjëherë me ekipet emergjente është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.
Sipas mjekes e cila është kontaktuar nga media kosovare, Nacionale gjendja e efektivit është stabël dhe ndodhet jashtë rreziku për jetë. Ai është goditur me një plumb në kraharor dhe e ka ende në trup. Si rrjedhojë, polici është transferuar nga spitali i përgjithshëm i Mitrovicës në klinikën e Kosovës (QKUK).
"Mbrëmë ka ardhë polici i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik. E ka plumbin në krahëror- në shpatull. Pritet me u transferu në Prishtinë për intervenim. Përndryshe gjendja e tij është e mirë- stabile", i tha Nacionales drejtoresha e Spitalit.
Kujtojmë se Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë se, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë gri, me targa KM.
Lajmi kryesor:
Persona të maskuar në veri të Kosovës plagosin një polic! Osmani: Vepër kriminale e Beogradit! Brnabiç: Do rikthejmë trupat serbe
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.6%
-
Jo
37.6%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2167
Lajme të tjera
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për t'u anëtarësuar në union! Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit
20 Mars, 07:41
-
Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?
19 Mars, 18:47
-
Marrëveshja Kurti-Vuçiç, Ish-negociatori i BE për Ballkanin: Zbatimi i saj çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohje reciproke
19 Mars, 17:48
-
Pse Kosova do vazhdojë te jetë në axhenda?!
19 Mars, 16:43
-
Vila ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, dikur ishte në pronësi të ish liderit jugosllav, Josip Broz Tito
18 Mars, 17:12
-
Të shtëna me armë zjarri në një hotel në Prishtinë, 1 i vdekur 2 të plagosur
18 Mars, 15:52
-
Simbole të Wagner-it shihen në protestën e djathtistëve në Beograd
17 Mars, 21:25
-
Nesër takimi Kurti-Vuçiç, serbët protestojnë në Beograd, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Serbisë! Vuçiç: S'jemi larg Luftës së Tretë Botërore
17 Mars, 20:47
-
Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos
17 Mars, 09:33
-
Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë! Gjendja në Kosovë është e tensionuar
17 Mars, 07:20