Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën si pasojë e përleshjes në burgun e Trikallas në Greqi dy ditë më parë.
Ai është Ergest Alija 29 vjeç, me origjinë nga Librazhdi, ndërsa humbi jetën, pasi u qëllua me thikë për vdekje nga dy të burgosur rusë.
29-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Trikalsë, pasi kishte marrë goditje të forta me thikë.
Shifrat e të burgosurve shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet e Greqisë, po bëhen alarmante. Ky është i burgosuri i dytë i vdekur në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit.
Komento
Asnje nga çështjet e shqiptarëve që vuajnë dënimet në shtetin Elen nuk mbrohen nga shteti grek edhe kur atyre U rezikohet jeta nuk ka ndërhyrje nga ana e gardianeve të burgjeve as nga shteti Elen dhe as nga shteti shqiptar nuk kemi pasur përkrahje nonje her
Përgjigju