U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës, ja kush është i riu që u vra! Momenti i arrestimit të autorit dhe dëshmia në polici (FOTO+ VIDEO)

23 vjeçari Xhimi Baka mbeti i vdekur dje më 5 korrik në Fier, pasi u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën ky i fundit bashkëjetonte. Report Tv, ka siguruar foton e 23-vjeçarit, i cili  u qëllua me thikë nga Xhulian Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policisë është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e arrestimit të Xhulian Mihos, ku nga pamjet shihet që ai është kapur dhe shoqëruar nga forcat blu të Fierit, të cilat kanë sekuestruar dhe mjetin prerës, thikë.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici, të siguruar nga TCH, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.

Foto e viktimës: Xhimi Baka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Vrasja në Fier, dëshmia e 39-vjeçarit: Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin e ri, Xhimi vinte te puna më bënte karshillëk

1720247802_page.jpg

Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar, raporton TCH.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjari: 06/07/2024 10:40

    Keshtu eshte kur grat shohin gjith diten telenovela e programet degjenerata te top qenit e klan Grat me femij te vegjel sduan baban e femijve por duan dadhnor te ri Dhe gjithmon fundi eshte i tmerrshem Por megithate ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren