U qëllua nga polici/ Flet administratori i portalit në Fier: Nuk i njoh, vajza që kisha në makinë nuk ka lidhje me ngjarjen (VIDEO)

Administratori i një portali në qytetin e Fierit, Xhoel Osmënaj ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, e ndërsa shprehet se nuk i njeh Anxhelo Bardhin dhe Daniel Ristën. Ai shprehet se nuk janë konfliktuar më herët dhe se nuk e di se përse e kanë qëlluar.

"Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj  ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje", tha Osmënaj.


Lajmi kryesor:

Motra e shokut 'mollë sherri', SHÇBA arreston policin që dhunoi administratorin e portalit në Fier...ndërhyri për të ndihmuar mikun (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022