Motra e shokut 'mollë sherri', SHÇBA arreston policin që dhunoi administratorin e portalit në Fier...ndërhyri për të ndihmuar mikun (VIDEO)

FIER- Një ditë pasi i zuri pritë dhe dhunoi jashtë orarit të shërbimit, administratorin e një portali në qytetin e Fierit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka arrestuar efektivin e policisë, Anxhelo Bardhi.

Ndaj Bardhit, ditën e djeshme u mor masa e pezullimit nga puna, e ndërsa ditën e sotme ai është vënë në pranga së bashku me shokun e tij, Daniel Rista. Ky i fundit është vëllai i vajzës i cili ishte nën shoqërinë e administratorit të portalit,  Xhoel Osmënaj që mendohet se ka qenë edhe shkak i sherrit. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se ka qenë Rista që ka goditur fillimisht Osmënaj, pasi ishte në makinë me motrën e tij, dhe më pas ka ndërhyrë edhe Bardhi, ku sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Siç shihet në videon që Report Tv disponon, vajza është përpjekur për të shuar konfliktin, por ka qenë e pamundur.

E megjithatë, ndryshe nga sa bëjnë të ditur burime të sigurta për Report Tv, administratori i portalit, Xhoel Osmënaj, jep një tjetër version të ngjarjes. Ai thotë se vajza që ishte në makinë i nuk ka lidhje me ngjarjen, teksa shprehet se autorët i njihte thejsht si fytyrë dhe nuk e di motivin se përse është qëlluar. Osmënaj tregon se ai ishte duket bërë mbledhje pune, ku priste gazetarët për të raportuar mbi COVID-19, dhe se autorët nuk i thanë asgjë, vetëm filluan t'i thyenin xhamin e makinës dhe ta qëllonin.

"Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj  ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. 

Ndaj 2 të arrestuarve, rëndojnë akuzat për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim, por gjithashtu ato do të dënohet edhe për shkelje të karantinës, pasi ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, atëherë kur vendi ishte në shtetrrethim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
U qëllua nga polici/ Flet administratori i portalit në Fier: Nuk i njoh, vajza që kisha në makinë nuk ka lidhje me ngjarjen (VIDEO)

Administratori i një portali në qytetin e Fierit, Xhoel Osmënaj ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, e ndërsa shprehet se nuk i njeh Anxhelo Bardhin dhe Daniel Ristën. Ai shprehet se nuk janë konfliktuar më herët dhe se nuk e di se përse e kanë qëlluar.

"Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj  ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje", tha Osmënaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 26/04/2020 11:49

    Police fshatar me tipare kafsherie duhet te largohen nga organet e policise

    Përgjigju
  • Mesjete 2020: 26/04/2020 11:03

    Akoma prapambetje,mentalitete dhe veprime kanunore jug,veri,shqipri e mesme kur motra ka jeten e vet(ashtu edhe vllai)qe e drejton dhe komandon vete,nuk po e kapte njeri me zor.Keto jane veprime te rraces turke mbeturina patriarkale dhe shume larg qyteterimit perendimor ku pretendojme te integrohemi.

    Përgjigju
  • lori: 26/04/2020 10:24

    Polic rrugecer....polic rilindje qe jan ber me keq se ato te Berishes. Se esht motra e shokut ku*v c'te duhet ty te nderhysh?Apo je shteti ti dhe mundesh te perdoresh dhunen per shokun.Ik mor pler,kjo nuk eshte policia qe duam

    Përgjigju
    • Taulant: 27/04/2020 09:24

      Polici ka vajtur si individ me sqepar dhe jo me armen e shtetit. Boll na hapet barkun sikur keto ngjarje ndodhin vetem ne Shqiperi e askund ne boten perendimore. Policia qe duam eshte ajo qe e arreston kolegun e vet kur shkel ligjin dhe jo te behet strehe te mbuloje krimet e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë