Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Delvinë, policia e Sarandës i ka kërkuar ndjesë familjes së personit të përfshirë, pasi atë e shpalli të vdekur, ndërkohë që ai po merrte shërbim mjekësor në spital.
Ka qenë vetë policia e Vlorës e cila përmes një njoftimi për shtyp, ka thënë se fillimisht spitali e kishte njoftuar se Pula kishte ndërruar jetë, por që më vonë u faktua se ai ishte gjallë, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti ku u përfshi 27-vjeçari Bledar Pula dhe ndodhi rreth orës 20:00 të një dite më parë, aty ku u plagos edhe një tjetër person, pasagjer i automjetit me të cilin Pula u përplas.
Dy të plagosurit janë në spitalin ushtarak dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Ja njoftimi i policisë së Vlorës
Sqarim në lidhje me aksidentin në Delvinë
Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë - Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se:
Në informacionin paraprak nga Spitali i Delvinës u njoftuam se drejtuesi i motorçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë.
Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë.
Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti ( pasagjeri Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com