DHËRMI- Murgu i një manastirit "Burimi Jetëdhënës" në Dhërmi të Vlorës është kapur me një pistoletë lodër çakmak. Efektivët e policisë ushtruan një kontroll në manastir, ku pistoleta lodër çakmak u gjend përkatësisht në dhomën e murgut.
Ky kontroll i policisë erdhi pas një video-je të publikuar nëpër rrjetet sociale ku pretendohej se në manastir qëndronin persona të armatosur me armë zjarri. Burime zyrtare bëjnë me dije se murgu është identifikuar me inicialet K. M.










Komente
Komento