U refuzohet kërkesa/ Kthehen 36 shqiptarë nga Franca e Belgjika, policia: Keni zero shans për azil (VIDEO)

RINAS-Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Operacioni i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare duke riatdhesuar 36 shqiptarë.

Shqiptarëve, 31 nga Franca dhe 5 nga Belgjika u ishte refuzuar kërkesa për azil. Policia e Shtetit deklaron se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, teksa Franca ka shprehur shqetësimin për kërkesat për azil nga shqiptarët.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genjeshtare.: 03/11/2019 16:06

    Si qenkan shanzet 0 per azil??? Turp tju vije. Te kishte shtet do te merreshit te pandehur per deklarata te rreme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër