U regjistrua me vulën e partisë së Metës, Belind Këlliçi në 2017-ën: Aleanca me LSI-në nuk është në interes të qytetarëve 

U regjistrua me vulën e partisë së Metës, Belind Këlliçi në 2017-ën: Aleanca me LSI-në nuk është në interes të qytetarëve 

Belind Këlliçi

Belind Këlliçi është regjistruar me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, për të garuar në zgjedhjet e 14 majit, si kandidat për Bashkinë e Tiranës, si përfaqësues i Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës. Lëvizja erdhi pasi Sali Berisha humbi betejën për vulën e PD-së dhe për t’u legjitimuar si parti politike. Në kërkesën për regjistrimin që Këlliçi ka dorëzuar në KQZ, ka marrë autorizim nga Endrit Braimllari dhe vula i Partisë së Lirisë. Përfundimi në kandidat i partisë së Ilir Metës nuk është një proces politik i natyrshëm për Këlliçin, nëse do të rikthejmë në kujtesë qëndrimet që Këlliçi ka mbajtur në të kaluarën për LSI-në dhe Ilir Metën. 

Në vitin 2017, Lulzim Basha nisi një fushatë kundër LSI-së dhe Ilir Metës. Basha e konsideronte LSI-në një organizatë kriminale, shpk, parti tezgë, grup që plaçkiste me torbë në kurriz etj. Në atë kohë, Belind Këlliçi konsiderohej i besuar dhe ‘delfin’ i Lulzim Bashës. Këlliçi iu bashkua linjës së nongratave vetëm pasi kuptoi se Berisha po i merrte partinë Bashës. Në vitin 2017, Belind Këlliçi deklaronte se një koalicion me LSI-në e Ilir Metës nuk ishte në interes të qytetarëve. 

“Në gjykimin tim, nuk përbën interes për qytetarët, që PD-ja të bëj koalicion me LSI-në, ajo është parti e majtë dhe ne jemi të djathtë. Prandaj iu bëj thirrje të rinjve të bashkohen për një kauzë të drejtë, PD-ja është themeluar nga rinia, për integrim, kemi arritur në një pik kritike për të ardhmen e të rinjve dhe qytetarëve. Politika duhet parë si fillim nga të rinjtë”, thoshte Këlliçi në 28 tetor të vitit 2017, teksa fliste për vendosjen e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë.

Rreth 6 vite më vonë, Belind Këlliçi jo vetëm pranoi koalicionin me LSI-në, por edhe u regjistruar në emrin e partisë së Metës, që më parë mbante emrin e LSI-së. Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar: Është bërë partia e Metës një parti e djathtë, ka ndryshuar interesi i qytetarëve apo interesat politike të Belind Këlliçit, kandidati i njeriut që është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, vlerësimi u takon qytetarëve ditën e zgjedhjeve.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 31/03/2023 13:35

    Nga gamori del krriçi… ky Krriç Kelliçi ku e fut veten?

    Përgjigju
  • Jimmy: 29/03/2023 19:35

    Germo tare germo se koqet e krricit do maresh o thuthuq bajat!

    Përgjigju
  • Italja si moter: 28/03/2023 18:13

    Eeee pse nuk e dini keta te pd -se cfar mender eshurrojne pastaj kthehen dhe e lepine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja