U rendit në zonë ‘jo të sigurtë’ në Tiranë, Mimi Kodheli për Report Tv: Është një ndër sfidat e mia në politikë, e vështirë por jo e pamundur

Mimi Kodheli është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, e cila prej vitesh ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë, dhe ka mbajtur edhe postin e Ministres së Mbrojtjes.

Deputetja socialiste në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv e cilësoi si ‘sfidë’ faktin që kreu i qeverisë e ka renditur emrin e saj të 21-tën në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Kodheli theksoi se ka kaluar shumë sfida në politikë dhe beson se edhe kjo është një tjetër sfidë e vështirë, por jo e pamundur për ta fituar.

‘Në këtë moshë ku jam unë ethet fillojnë edhe zbehen. Kur ke provuar shumë herë të qenit në listë e merr më me filozofi ethet nuk janë si të herës së parë. Ti e merr si pjesë të sfidës si pjesë të punës, vazhdon që të jesh aktiv në politik. Unë besoj se po është sfidë, nuk është sfida ime e parë dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Kam garuar në 2005 me numrin 2 të PD dhe ishte hera e parë që ishte Bamir Topi. Kam pranuar të jem mbase në zonat më të vështira dhe të përfaqësoj PS-në atje. Kam pasur një sfidë tjetër në 2013 ku kam drejtuar qarkun e Lezhës. Pra po ti numërojmë sfidat politike, besoj se kjo është një ndër, as më e madhja dhe as e vetmja.’- tha Kodheli.

Kodheli tha se tashmë kanë të gjitha forcat e tjera politike përballë, por ato kanë njerëzit përkrah, duke shtuar së PS ka një listë shumë të mirë të kandidatëve për deputet.

‘Jam e fokusuar tek kjo garë. Është një sfidë e vështirë, por jo e pamundur pasi ne kemi të gjitha forcat e tjera politike përballë por ne kemi njerëzit përkrah. Nuk është e pamundur sondazhet kanë treguar se PS e ka lidershipin e të qenit akoma partia më e votuar në Shqipëri. Shpresoj shumë që në atë parlament të hyjnë më të mirët. Ky popull meriton më tepër nga çka parë në atë Kuvend. Lista e PS-së është shumë e mirë. Shqiptarët do të na votojnë për atë që kemi bërë këto 8 vite dhe për largpamësinë dhe vizionin që kemi për 4 vitet e ardhshme. Programi i PS-së do të jetë i fokusuar tek ekonomia.’- tha Kodheli.

Sa i takon largimit të disa prej figurave të Partisë Socialiste nga politika, si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Adnor Shameti, Besnik Bare, Kodheli tha se ndjen keqardhje, pasi ka lidhje të hershme miqësie me të gjithë.

‘Më erdhi keq, e para sepse mësohesh në një mjedis të caktuar. Me Besnik Baren kam lidhje të hershme edhe me zonjat, dhe për mua do të vazhdojnë që të mbeten miq dhe shokë të mirë dhe do të marrësh mendim. Tani që konsiderohem si ndër më të vjetrit në parti, ne duhet të krijojmë mjedis të këndshëm që tu rri mirë të rinjve. Politika, nuk do ta zbehë marrëdhënien që unë kam me figurat që u larguan. Kur një mik është mik dhe ja vlen të mbahet do të mbahet.’- tha Kodheli.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per Shqiperine: 13/03/2021 06:37

    Ky e mban veten per njeri te klasit. Ky eshte rrugac. Presidenti duhet te perfaqesoje popullin. Ja cfare populli jemi katandisur. Rrugac. Presidenti qe flet me tone gangster. Ky do fut ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka