Floresha Rasha dhe Fëmijet e saj së bashku me Endri Dumanin kanë përfunduar rehabilitimin pas riatdhesimit nga kampi Al-Hol dhe janë larguar nga konvalishenca.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Endri Dumani është marrë nga e ëma e tij. Sakaq Floresha Rasha është zhvendosur bashkë me fëmijët e saj në një shtëpi të siguruar nga shteti.

Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet. 

Pas kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit.