Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, i cili u kthye në vend pas 15 vitesh në mërgim, është arrestuar me 8 vite burg për tre dënime në mungesë, tha sot Gjykata e Lartë.

Sipas opinionit publik, thuhet se ai ka arritur një marrëveshje ku periudha e tij në burg do të jetë shumë e shkurtër, raporton BBC.

Ai mbërriti në Bangkok të martën në mëngjes me një avion privat, disa orë përpara se kandidati i partisë së tij Pheu Thai, Srettha Thavisin të votohej si kryeministër i ardhshëm i Tajlandës.

Thaksin bëri një paraqitje të shkurtër publike me anëtarët e familjes duke buzëqeshur dhe përshëndetur qindra mbështetës përpara se të dërgohej në Gjykatën e Lartë dhe më pas në burg.

Autoritetet thanë se ai do të monitorohet për gjendjen shendëtësore, duke pasur parasysh moshën e tij të thyer 74 vjecare.

Ai gjithashtu do t'i nënshtrohet menjëherë një karantine 10-ditore ku pesë ditët e para do të qëndrojë vetëm në dhomën e tij.