U rikthyen në punë 1 muaj pas pezullimit nga detyra, nuk u gjetën shkelje në punën e 12 drejtuesve të sektorit të krimit ekonomik

Të gjithë shefat e krimit ekonomiko-financiar në të 12 qarqet e drejtorive vendore të policisë janë rikthyer në detyrë, pas pezullimit të kryer nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku në datën 10 mars të këtij viti për shkak nuk ishin arritur pritshmërinë në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit. Vendimi për rikthimin e tyre në detyrë erdhi pas verifikimit që u bë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Burime nga policia bëjnë me dije se në përfundim të këtyre verifikimeve nuk janë gjetur parregullsi, çfarë ka bërë që kryepolici Rrumbullaku të tërhiqet nga vendimi për pezullim.

Përgjatë kësaj periudhe, të gjitha goditjet që janë bërë për veprat penale që janë në ngarkim të krimit ekonomik, janë bërë kryesisht për kapjet në flagrancë, pasi vetë kjo strukturë nuk ka kryer kontrolle permanente për shkak të pezullimit.

Shqetësimin për mungesën e referimeve e kanë ngritur edhe prokurorët që merret me veprat penale të krimit ekonomiko-financiar. 

Më shumë se një muaj më parë u tha se pezullimi i shefave të krimit ekonomiko-financiar do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Burime nga policia i thanë Report Tv se struktura e re është dakordësuar në Ministrinë e Brendshme dhe është miratuar, por ngërçi, për arsye që mbeten të paqarta, mbetet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë, ndër to edhe vetë krimi ekonomiko-financiar. Pavarësisht se deri tani lëvizjet përfundimtare janë mbajtur të fshehta, ndryshimet në strukturë pritet të provokojnë edhe rokada në nivele drejtuesish.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja