U rrahën me njëri-tjetrin për një vajzë, pezullohen nga detyra dy policët në Elbasan, nis hetimi ndaj tyre (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka miratuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato, 23 vjeç të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit.

Sipas burimeve, përplasja mes dy efektivëve të patrullës së përgjithshme të Elbasanit, ka ndodhur për një vajzë. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Burime bëjnë me dije se mes 2 efektivëve ka pasur konflikte edhe më herët dhe në mes të këtij konflikti dyshohet se ka qenë edhe një vajzë. Sipas burimeve konfliktet kanë qenë të vazhdueshme edhe brenda dhe jashtë orarit të punës. Ditën që ndodhi ngjarja 2 efektivët kanë qenë në një festë kolektive.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ervis Hasa dhe Redi Mata kanë rreth 2-3 vite që janë punonjës të policisë në Elbasan por dyshohet se njiheshim me njëri tjetrin më herët.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro