E rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë, rikthehet në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj, Eva Dumani, vajza shqiptare e mbetur e vetme në kampin e ferrit Al HolSiri. Atë arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi xhaxhai i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit. E larguar nga atdheu në moshën 9 vjeçare, sot 21 vjeç, Eva humbi në Siri babain i cili u vra në luftë dhe gjyshen e cila shkoi ta merrte në kamp. Në vitin 2020, u kthye e vetme në Shqipëri në një operacion të vështirë riatdhesimi, vëllai i saj, Endri, në atë kohë 13 vjeç.

***

Eva Dumani ishte 9 vjeç, kur në vitin 2014 babai i saj, e mori bashkë me të vëllanë 7 vjeç, për një udhëtim drejt Malit të Zi, për fundjavë. Të paktën kështu siç i tregoi ai bashkëshortes kur i kërkoi prokurë për të nxjerrë fëmijët nga Shqipëria. Por ky ishte vetëm hapi i parë për t’i marrë me vete fëmijët në Siri. Kryefamiljari xhihadist Shkëlzen  Dumani udhëtoi në Stamboll e më tej në frontin e luftës në Siri.

Pak kohë më vonë babai i tyre u vra, dhe Eva me vëllanë, mbetën vetëm në Siri. Pas vitit 2019, të dy përfunduan në kampin famëkeq të xhihadistëve Al Hol në Sirinë veriore, ku e çuan me mbi 70,000 jetime të tjera dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik

Më 26 tetor të vitit 2020, qeveria shqiptare nisi operacionin për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Një proces i vështirë, edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që mundi të sjellë në atdhe vetëm Endri Dumanin dhe ta bashkojë atë me nënën,  bashkë me 4 anëtarë të familjes Rasha (3 fëmijët dhe nëna e tyre).

Nga informacionet që u raportuan në atë kohë, u tha se Eva, e cila ishte mbuluar me shami, ishte fshehur pasi nuk dëshironte që të kthehej, por një fakt i tillë nuk u konfirmua kurrë.  

Pas vitesh të tëra përpjekje me kokën pas për Evën e mbetur në Siri, daja i saj Xhetan Ndregjoni arriti ta kalonte ilegalisht vajzën nga kufiri Siri-Turqi 14 ditë më parë, dhe vetëm këtë 14 shkurt, Eva Dumani, sot 21 vjeçare, mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, duke u bashkuar me nënën të cilën kishte 12 vite pa e parë, dhe krah vëllait, nga i cili u nda 6 vite më parë, sot një djalë i rritur 19-vjeçar.

Në një bisedë telefonike me Report Tv, e ëma e të resë, zonja Mide Dumani, e cila pas vitesh të tëra që kërkonte bashkimin me vajzën shprehet se Eva është mirë, e rikthyer në familje, dhe po qetësohet. Eva do të qëndrojë fillimisht për disa ditë më familjen për t’u çmallur, ndërsa në vijim autoritetet do të kujdesen për rikthimin e saj në jetën normale, kësaj here në atdhe.

Në kampin e ferrit në Siri vdiq edhe gjyshja e tyre e cila u nis për të marrë fëmijët, por mbeti aty e bllokuar derisa ndërroi jetë në kamp.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Eva Dumani riatdhesohet në Shqipëri nga Siria, reagon ministria e Jashtme: Operacioni u mundësua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare

1768816774_ministriaejashtme.jpg

Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi është realizuar operacioni për kthimin në Shqipëri të Eva Dumanit, e cila gjendej prej disa vitesh në kampin xhihadist "Al-Hol" të Sirisë.

"Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve",- thuhet në reagim.

Ora 19:42
FOTO-LAJM: 12 vite pas largimit në kampet e ISIS në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri dhe takohet me të afërmit e vet

1771094817_evadumani.jpg

Pas më shumë se një dekade në kampet e Sirisë, Eva Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke u bërë rasti më i fundit i riatdhesimeve nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kjo foto e siguruar nga gazeta TemA, tregon Eva Dumanin me vëllanë e saj, Endrin, në drekën familjare të kthimit në Shqipëri./TemA

Ora 17:27
U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga Siria! E ëma flet për Report TV

1771086669_evadumani.jpg

Pas 12 vitesh në Siri, e rrëmbyer nga babai i saj, Eva Dumani, këtë mesditë të 14 shkurtit është bashkuar më në fund me nënën e saj, Mide Dumani.

Në një bisedë telefonike me Report Tv, zonja Dumani, e cila pas vitesh të tëra që kërkonte bashkimin me vajzën shprehet se Eva është mirë, e rikthyer në familje, dhe po qetësohet.

Eva do të qëndrojë fillimisht për disa ditë më familjen për t’u çmallur, ndërsa në vijim autoritetet do të kujdesen për rikthimin e saj në jetën normale, kësaj here në atdhe.