TIRANË- Një banor i Kamzës ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e lumit të Tiranës. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Nazmi Buci i cili ka qenë duke prerë një plep në momentin kur ëhstë rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit.
Pas një ore kërkimesh nga policia dhe polumbarët e Reneas, viktima u gjend rreth 600 metra. Ai është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë rrugës. Dëshmitarë të kësaj ngjarje shprehen se ka qenë tepër e pamundur të ndihmohet viktima. Në rrezik ka qenë dhe djali i tij.
Banorë të zonës së Kamzës prej kohësh ankohen për problemet që shkakton Lumi i Tiranës, kjo për faktin se shtëpitë e tyre ndodhen shumë pranë. Ata janë ankuar në Bashkinë e Kamzës po ende nuk ka një përgjigjje.

(Lumi ku u mbyt 35-vjeçari në Kamëz)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO