U rrëmbyen nga Hamasi, 80-vjeçarja izraelite-amerikane dhe mbesa e saj adoleshente gjenden të vdekura

U rrëmbyen nga Hamasi, 80-vjeçarja izraelite-amerikane dhe mbesa e saj adoleshente gjenden të vdekura

1697728273_izrael.jpg

Një 80-vjeçare izraelite-amerikane dhe mbesa e saj 13-vjeçare, të cilat u rrëmbyen nga militantët e Hamasit nga fshati Kibbutz më 7 tetor, janë gjetur të vdekur, tha familja për CNN të enjten.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan vdekjen e familjes së Carmela Dan dhe Noya Dan të mërkurën, sipas Jason Greenberg, një i afërm që jeton në Massachusetts.

“Trupat e tyre po u kthehen familjeve të tyre për varrim në këtë moment”, tha ai.

Carmela Dan kishte nënshtetësi izraelite, amerikane dhe franceze. Mbesa e saj, Noya Dan, ishte një shtetase izraelite.

Lajmi vjen më shumë se një javë pasi pesë anëtarë të familjes u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në Nir Oz, një kibutz në jug të Izraelit vetëm disa milje nga kufiri me Gazën. Greenberg tha më parë për CNN se kishte pasur një mori mesazhesh me tekst nga anëtarët e familjes duke thënë se ata ishin fshehur në një dhomë të sigurt dhe kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe kishin nuhatur tymin.

Një mesazh i fundit ishte:

“Ne i dëgjojmë ata. Ata po vijnë.”

Sipas Greenberg, shtëpia e familjes u dogj dhe ata u morën peng. Tre anëtarë të tjerë të familjes, të gjithë shtetas izraelitë, janë ende të zhdukur: vëllezërit e motrat e Noya-s, Erez Kalderon, 12 vjeç dhe Sahar Kalderon, 16 vjeç dhe babai i tyre Ofer Kalderon, 50 vjeç.

Sipas zyrtarëve, sulmet e Hamasit vranë më shumë se 1,400 njerëz në Izrael.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb