‘Stop aventurave nga ana e turistëve! Në Theth u rrezikua dhe jeta e pilotit!’ Brataj reagon dhe nxjerr pamjet e shpëtimit të 3 turistëve çekë

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 turistëve çekë që mbetën të bllokuar prej disa orësh në një zonë të thepisur mes Thethit dhe Valbonës.

Gjatë shpëtimit të tyre, për shkak të Terrenit të vështirë Brataj thotë se është rrezikuar dhe jeta e pilotit.

Brataj bën thirrje që t’iu jepet fund aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve, dhe bënë që të mos ngjiten në zona të largëta, pa pasur as udhërrëfyes me vete.

"Vazhdojne aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia perfundojne afer gremines, ku u bllokuan per dy dite pasi kishin humbur rrugen dhe pa ditur ku te shkojne! Si eshte e mundur qe per te disaten here turistet levizin pa udherrefyes? Ky nuk eshte turizem, kjo do te thote te diskutosh jeten! Rrezik jete per personelin mjeksor, rrezik jete per punonjesit e policise, por akoma me shume rrezik jete per pilotet! Stop aventurave ku rrezikohet jeta! Nje falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjeksor te Lekbibaj dhe policise se drejtorise Kukes per kontributin e dhene per disa ore rresht, duke rrezikuar jeten e tyre. Fatmiresisht edhe kete here misioni perfundoi me sukses.", shkruan Brataj në Facebook.

Kujtojmë se dje, 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ata u arritën të shpëtohehin pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia tha se për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk u bë e  mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar.

Efektivët me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në terrenin e thepisur të Valbonës, turistët u gjetën në vendin e quajtur “Maja e Boshit”. Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrezikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çekë, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, u transportuan në qendrën shëndetësore të fshatit Lekbibaj.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/07/2022 00:16

    Te ne perdorimi i helikopterit per emergjenca,sidomos mjekesore kushton shume.Ka pas qene deri 10-20.000 $,por tani ka shkuar te 40.000,por pa inshurence mjekesore mund te shkoje te 200.000 $,gjithemone flasim ne /mesatare/ dhe ne varesi te distancave.Tani e dime qe qeveria do qe te beje cdo gje qe te vijne sa me shume turiste dhe turistet te jene sa me te sigurte dhe sa me te kenaqur,por cdo gje e ka nje limit.U duhet kerkuar te paguajne dicka kur perdoret helikopteri,sidomos keta qe thjesht humbin rrugen,pa pesuar gje.Ironike eshte fakti qe kemi helikoptere mjekesore qe perdoren per gjera te tilla,por nuk kemi helikoptere mjaftueshem per te shuar zjarret dhe shumicen e atyre qe kemi i kemi ne remont!Nje pagese e vogel mund te ndihmonte pak ne koston e mirembajtjes etj.

    Përgjigju
  • Faiku.: 11/07/2022 17:04

    Pilot hero!

    Përgjigju
  • Loku: 11/07/2022 15:55

    Po le te beje shteti shenjimet e rruges se kane ngel me ato te GIZ para 10 vitwsh. Rruga u asfaltua deri ne theth, edhe nje perpjekje e fundit me shenjat edhe nje grup te gatshem guidash qe ti ndihmoje.

    Përgjigju
  • Gjoni: 11/07/2022 14:46

    Nuk e kane fajin ato. Shqiperia duhet te kete trails te organizuar me harta e me sinkalistike si gjith bota. Edhe duam turista edhe me vrap kundra. Ktu esht faji shtetit

    Përgjigju
  • Ersa: 11/07/2022 12:32

    Vizitorët e turistët e kanë tepruar vërtetë. Një më dy lexojmë për misione shpëtimi. Nëse nuk kanë këllqe për alpinizëm, mirë bëjnë të mos i futen kësaj rruge.

    Përgjigju
  • Beni: 11/07/2022 12:25

    Helikopteri te ngrihet per te semuret qe duhen transportuar urgjent e vdesin rrugve,jo per aventurieret.

    Përgjigju
  • Drini: 11/07/2022 11:41

    Cfar eshte kjo pune ? A e dini sa kushton nje ore fluturimi i helikopterit. Pse shtet i pasur jemi ne qe te merremi me hobet turistike te cdo te huaji ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit